Dua Lipa ka filluar turneun e saj me Bruno Mars por i është dashur të anulojë disa prej perfomancave të saj për arsye shëndetësore.
Këngëtarja e njohur ka njoftuar për këtë nëpërmjet një postimi në Instagram të gjithë fansat e saj.
Pas problemeve me dhëmballët e pjekurisë, ajo nuk do të jetë pjesë e performancave me Bruno Mars.
“Më vjen keq që duhet të anuloj disa nga performancat e mia me Bruno Mars. Unë kam performuar derisa kisha dhimbje të tmerrshme të dhëmballëve të pjekurisë dhe siç këshillohet nga dentisti e kirurgu, duhet t’i heq ato menjëherë. E kam shijuar kaq shumë këtë turne dhe jam shumë e mërzitur se ndodhi kjo por shpresoj se do të shërohem shpejt dhe do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruajtur Dua në një video në profilin e saj.
Gjithësesi të gjithë e dimë sa të sikletshme janë dhëmballët e pjekurisë, kështu që është e sigurt që fansat e saj do ta mirëkuptojnë./Blitz.al
https://www.instagram.com/p/BgSkJL2lHOV/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi_test