Pse Haradinaj s’e emëroi Boban Stankoviqin Ministër të Bujqësisë?

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj emëroi sot Dijana Ziviq-in ministre të re të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Megjithatë ajo nuk ishte përzgjedhja e parë e Haradinajt.

Klan Kosova pati raportuar se Boban Stankoviq nga Partia e Pavarur Liberale e Sllobodan Petroviqit, pritej të emërohej ministër i Bujqësisë.

Por, ai nuk mori udhëheqjen e këtij dikasteri, ngase Haradinaj nuk pranoi të emërojë dikë që ka pasur probleme me ligjin.

Ndër problemet ligjore të Stankoviqit dyshohet të jetë edhe përfshirja në përleshje fizike.

Haradinaj pati shkarkuar Nenad Rikallon nga ky posti i Ministrit të Bujqësisënë fund të janarit. Ky ishte një nga pesë kushtet që Partia Socialdemokrate i pati vënë Qeverisë për votimin e Projektligjit për Buxhetin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme