Akademia Suedeze thotë se Ishiguro është shpërblyer për arsye se “në novelat e tij me forcë të madhe emocionale, e ka zbuluar humnerën përfundi ndjenjës sonë iluzore të ndërlidhjes me botën”.
Letërsia e Ishiguros ndërlidhet me temat e kujtesës, kohës dhe vetëmashtrimit.
Veprat e tij më të njohura janë “The Remains of the Day” (Mbetjet e ditës) dhe “Never Let Me Go” (Kurrë mos më le të shkojë), transmeton Klan Kosova.
Ishiguro është përkthyer edhe në shqip.