Pse jam PRO edukatës seksuale në shkollat tona?

Prishtinë | 17 Nën 2024 | 23:11 | Nga Afërdita Deva-Zuna

Dua apo s’dua?

Shumë debate e zhyrmē kêto ditë rreth doracakut “Edukata seksuale dhe shëndeti riprodhues” me propozim që nga rishkimi i tij, qē pajtohem plotêsisht, deri te largimi i permbajtjeve të edukatés seksuale nga kurrikula shkollore, me çka nuk pajtohem apsolutisht.

Pse jam PRO edukatés seksuale në shkollat tona?

Dua apo s’ dua, njeriu êshtë qenie seksuale sikur qē êshtë qenie fizike, është qenie e arsyeshme, qenie sociale, qenie që edukohet moralisht, èshtë qeniw qē punon pér të krijuar vlera materiale e shpirtêrore etj.

Dua apo s’ dua, seksualiteti i njeriut êshtē aspekt i personalitetit të njeriut, i natyrshëm, intim por jo i turpshëm.

Edukata seksuale, si objekt i studimit të seksologjisë pedagogjike, Pedagogjisē etj.ka pér qëllim formimin e qëndrimit pozitiv ndaj seksualitetit, zhvillimin dhe edukimin e drejtë tē kêtij aspekti të personalitetit, formimin e qēndrimit të drejtë ndaj seksualitetit, krijimin e shprehive pozitive, ruajtjen e shëndetit seksual e riprodhues, respektimin e gjinise personale dhe gjinisë tjetêr, pergatitjen pér jetë familjare deri te humanizimin e marrëdhēnive midis gjinive.

Dua apo s’dua, higjiena pèr trupin që nisë me jetēn e foshnjes, ngérthen edhe higjienēn e organeve gjenitale, kujdes ky që shëndërrohet në shprehi jetësore të njeriut. A nuk nisë kêtu edukimi seksual?

Dua apo s’ dua, qe nga muajt e parë të jetës fëmija fillon ta njoh trupin, i prek duart e kēmbêt, gjoksin e bakrun, thithë gishtrinjêt deri te ai i kēmbês, por prekë e i hulumton edhe organet gjenitale. A nuk êshtë kjo edhe njohje seksuale? Proces plotêsisht normal, ky. Por qēndrimi ynë êshtë shpesh nē pikëpyetje.

Çka tē bëjmë?
E drejtë – t’i lejojmë fēmijêt ta hulumtojnë e njohin trupin e tyre.
E gabuar – t’ia heqim duart nga organet gjenitale, t’i qortojmë apo rrahim duart, veprim ky që ka pasoja nē fēmijêt.

Dua apo s’dua, fēmija që nē moshën 3 vjeçare shtron pyetje seksual, si linda? ku linda? kush më lindi? ku u linda ?….. A nuk janë kêto fillet e njohjes së seksualitetit?

Si prind gjendemi para situatês konfuze, si të veprojme.

E drejtë – t’ i japim përgjegje të saktë, që lind nga prindérit, që nëna e rritë në bark, që e lindë nëna, që e ushqen nëna, kujdesen prindêrit pér të etj. pa hy në detaje edhe ashtu të pakapshme per kete moshë.

E gabuar – te mos pergjigjemi, të themi se e gjetëm ne spital, se e sjelli lejleku e te ngjashme. Me kéte keni shtua edhe më shumë kurreshtjen e fēmijês, me cka pasojnē pyetjet e parreshtura të tyre dhe pergjigjet e pavērteta nga prindi.

Dua apo s’ dua, fēmija kalon nëpér fazat e zhvillimit si nē atë të pubertetit dhe adoleshencês. Atëherë ndodhin ndyshimet organike qē shkaktojnē edhe tundime psikologjike, tejet shqetêsuese dhe konfuzuese pér femijën. Çdo prind i shtron vehtês pyetje, si dhe çka tash!?

E drejtë – të bisedohet me fëmijêt pér kéto ndryshime pa i dramatizuar gjérat. Informacioni pér kèto ndryshime e procese e qetêson psikologjikisht fëmijêt aq sa mê lehtas t’i kaloi ato.

E gabuar- t’u ikim përgjigjeve, të mos nxisim ndonjē bisedë adekuate, të dramatizojmë, të qortojmë e ndëshkojmē fēmijêt.

Dua apo s’dua, vjen njē moshē kur të rinjét e kompletojnë jetēn me marrêdhënie sekuale. Prindérit dhe shkolla gjenden para njē obligimi serioz

E drejtë – të bisedohet pér marrëdhēniet seksuale, virgjinitetin, temperamentin seksual te gruas dhe burrit, per mjetet kontraceptive e me qëllim tē parandalimit të shtatzanisē sē padëshrueshme, e me kéte ose abortit ose martesês sē hershme, pér sëmundjet seksualisht tē transmetueshme, vizitat te gjinekologu me qēllim të ruajtjes së shëndetit riprodhues etj.

E gabuar – të mbyllen të gjitha temat pèrkitazi me jetën seksuale duke e treguar si të turpshme dhe të ndaluar.

Dua apo s’dua nga qëndrimi pikēpamjet dhe sjelljet e veprimet e tē rriturve, varet edhe pergatitja e të rinjëve pèr jetë familjare. Njēkohêsisht nga kéta faktorē kushtêzohet edhe humanizimi i marrêdhënieve midis gjinive qē êshtë një nga qēllimet e edukatës seksuale.

Natyra e kêtij shkrimi po mē kufizon tē shtrojë edhe shumē e shumē argumente të tjera që e fuqizojnë pikēpamjen time që edukimi seksual i fēmijëve dhe tē rinjêve êshtë imperativ dhe domisdoshméri pedagogjike.

Si ligjeruese disavjeçare edhe e késaj komponente tē Pedagogjisē sistematike në Departamentin e Pedagogjisē, kam shprehē haptas qēndrimin tim profesional e njerêzor para studentēve

PRO edukatês seksuale. Sigurisht që kam shpreh bindjet e mia:

  1. Familja êshtë përgjegjêse pér edukimi seksual tē fëmijëve në të gjitha fazat e jetës së tyre. Kjo shtron nevojēn qē prindérit të paisen me njohuri cilësore lëndore dhe pedagogjike e psikologjike;
  2. Institucioni parashkollor êshtë pérgjegjêse e në bazë të kurrikulês, ta realizoi edukimin seksual të fëmijēve, gjithnjē me qëllim të humanizimit të marrêdhënieve midis vajzave dhe djemêve. Kjo paravendon nevojēn e kurrikulës ciltsore dhe doracakëve adekuat për edukatoret, si dhe bashkèrenditje me prindérit;
  3. Shkolla është pérgjegjëse që kêtë aspekt tē edukimit ta realizojë sigurisht përmes të kurrikulave, librave, doracakëve cilësorë, paraprakisht të hartuar nga ekspertét adekuat. Njēkohêsisht, të pêrgatiten mêsimdhēnêsit nē aspektin lēndor, shkencorë e profesional, pra edhe nē aspektin pedagogjik e psikologjik për ta ligjeruar lēndēn Edukatë seksuale.
  4. Mediat pèrmes të programeve arsimore dhe edukative tē ndihmojnē kéte proces, me çka nuk i perjashtojmē edhe komunitetet gjegjëse, në bashkēveprim me shkollen, ta japin kontributin e tyre.
    Nēse kêta faktorë edukativ nuk marrin pérgjegjêsinë edhe për edukimin seksual të drejtë të fëmijêve dhe të rinjëve, atëherë shokét shpesh të keqinformuar, literatura, gazetat, revistat, fotografitë, permbajtjet në internet etj. do tē jenë bashkëfaktor tē fshehur edukatin që do t’ i edukojnē keq e degjenerojnë fēmijêt dhe rininë tonē.

Çêshtje në vete êshtë a do të realizojmē kêtë fushë lēndore si lēndē të veçantë, apo pèrmbajtjet e edukatés seksuale do t’u prezentohen nxēnêsve përmes të integrimin ndérfushor, përmes të lëndëve të ndryshme.
Kjo çēshtje mbetet diskutim i hapur pér organet kompetente, ekspertët e fushave të caktuara dhe faktorët e tjerë.

Dua apo s’ dua kemi obligim shoqëror e profesional të ngrisim zêrin që EDUKATA SEKSUALE – JO MË TABU TEMË!

Të ngjashme