Pse ka drejtë Sali Berisha?

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 16:22 | Nga Arbnor Sadiku

Ndonëse problemi i Kosovës është në një status quo të vazhdueshme, dhe si tillë ka vështirësi të mëdha në aspektin paraqitjes së saj, jo vetëm në aspektet vizuale, por edhe në prezantimin e vet në arenën ndërkombëtare shpesh me fusnot dhe ndonjëherë pa të.

Por në vazhdimësi siç e kemi vrojtuar edhe Kosova përballet tanimë me një izolim të plotë, duke mos pasur viza për shkak të  fajit edhe të brendshëm, papunësisë së lartë, dhe mos zhvillimit ekonomik, por edhe atij të jashtëm duke e ditur se në mesin e Bashkimit Evropian  nuk ekziston konsensusi i plotë për një miratim të marrëveshjes për liberalizim vizash, para zgjedhjeve që mbahen për deputetet e vendeve të cilat përfaqësojnë shtetet anëtare të BE-së, në Parlamentin Evropian.

Ideja e korrigjimit të kufijve nuk është gjë tjetër përveç tendencës për krijimin e Serbisë së madhe, dhe copëtimit të Kosovës në Lindje (Lugina e Preshevës) dhe në Veri (Leposaviq-Zubin Potok-Mitrovicë Veriore). Këtë fakt e thotë edhe z S. Berisha, dhe si të tillë e mbështet edhe tek ideologu dhe shkrimtari serb Dobrica Qosisq, kur thotë se serbet kanë përfunduar së bëri luftëra në vitin 1999 me luftën serbe të humbur në Kosovë, që ishin nisur më parë nga beteja e Fushë-Kosovës e vitit 1389, sepse sipas tij serbet më nuk kanë as fuçinë biologjike, ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, që të hyjnë në luftëra të tjera në Ballkan. Gjithashtu ky i fundit pra Berisha, duke e cituar shkrimtarin serb D.Qosiq, ndonëse ai kishte pohuar më parë se luftërat për serbët kishin mbaruar në vitin 1999, kjo s’do të thotë se që lufta për një serbi të madhe  ka mbaruar.

Në këtë kontekst ideja e korrigjimit të kufijve e hedhur në tryezën e bisedimeve nga pala serbe, dhe prezantuar mirë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, si dhe e mbështetur edhe nga Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaqi, dhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edvin Rama,  dhe disa qarqe të SHBA-së, sikurse këshilltari i Presidentit Trump, pro sërb, M.Bolton, është në përputhje të plotë me atë çfarë thotë z.Sali Berisha, madje një gjë të tillë pas samitit të Berlinit e theksoi edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq i cili ju drejtua serbëve duke ju thënë se plani im për korrigjimin e kufijve Kosovë Serbi dështoi dhe tani atë kosto të dështimit të tij,  do e paguaj Serbia pas (20) njëzet tridhjetë (30) viteve.

 Ndaj si rrjedhojë e kësaj mund të themi se  tanimë frenat e dialogut Kosovë Serbi do i marrin dy lidershipet dhe shtetet e mëdha evropiane si (Merkel) Gjermani dhe (Makron) Francë, pas dështimit të Brukselit zyrtar, dhe udhëheqëies së dialogut nga shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini.

Si dëshmi e kësaj që rrodhi nga Samiti i Berlinit ishte edhe deklarimet e fundit të ministrit gjerman z. Roth i cili e tha troç se propozimi për “korrigjimin e kufijve Kosovë Serbi nuk qetëson”, por provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive.

Deklarata në fjalë e ministrit gjerman z. Roth  është mbështetja më e madhe dhe arsyeja e vetme “Pse Sali Berisha ka të drejtë përball Rames, Thaçit dhe Vuqiçit”, se tema të tilla nuk e dërgojnë Ballkanin në paqe por vetë nxisin luftërat të reja, dhe i shërbejnë krijimit të Serbisë së madhe, dhe copëtimit të Kosovës në Veri(Leposaviq) dhe Lindje(Preshevë).  

Të ngjashme