Rajoni më i madh i Rusisë duket si një magnet për meteorët, të cilët bien nga qielli dhe shkencëtarët sqarojnë arsyen. Në vitin 1908 në Tunguska të Siberisë një meteor (ose ndoshta një kometë) shpërtheu në ajër duke shkatërruar 1500 km katror pyll.
Në vitin 1947, një shi prej 70 ton meteorësh hekuri dhe nikel ranë në malet Sinkhote-Alin, në Siberi, duke formuar tridhjetë kratere. Në vitin 2013, në prag të ditës së Shën Valentinit, një top zjarri shpërtheu në qiell pranë Chelyabinsk, Siberi: rasti është dokumentuar nga dhjetëra video të regjistruara nga shoferët, ku topi i zjarrtë prodhoi një valë shoku që shkatërroi mijëra dritare dhe plagosi qindra njerëz. Në vitin 2016, më 4 dhjetor, rreth orës 18:00, një tjetër top zjarri ndriçoi qiellin mbi Sayanogorsk të Siberisë. A ka ndonjë gjë në Siberi që i tërheq meteorët si një magnet?
Rast apo mister?
Në vërtetë ne nuk duhet të habitemi për numrin e shumtë të meteorëve që bien nga qielli në këtë rajon të botës. Edhe pse pak e banuar, Siberia është madhe: pak a shumë sa 10% e sipërfaqes së Tokës. Të bëjmë një krahasim. Shtetet e Bashkuara-një vend që ne e imagjinojmë, e shohim edhe në hartë- llogaritet të jetë vetëm 1.9% e planetit, domethënë më e vogël se Siberia. Logjikisht mundësia për të rënë meteorë në SHBA është më e vogël.
Prandaj është mjaft e arsyeshme që në Siberi të bien një numër i madh objektesh nga hapësira, në krahasim me të tjerët. Çdo ditë në të gjithë globin, nga qielli bien rreth 100 ton meteorë, qoftë në formën e pluhurit, zhavorrit apo objekteve më të mëdha. Këta të fundit formojnë kratere në sipërfaqen e tokës. Toka është e madhe dhe rreth 70% e saj është e mbuluar me uji por kur meteorët bien në oqeane, mundësia për t’i dokumentuar është shumë e vogël. Nuk duhet të habitemi se rreth 10 meteorë bien çdo ditë në tokë dhe se fakti që Siberia ka një sipërfaqe shumë të madhe, probabiliteti që meteorët të bien në këtë hapësirë është edhe më lartë.