Njerëzit më të zgjuar që njihni janë ata rebelët që asnjëherë nuk janë bërë pjesë e Facebookut dhe as nuk e kanë në plan. Një kërkim i bërë që nga koha kur kjo platformë u lansua, 2004, tregon se njerëzit kalojnë mesatarisht 50 minuta në ditë në Facebook. Ndoshta më shumë seç harxhojnë për të lexuar apo ushtruar.
Nuk është diçka e mirë, duke marrë parasysh që përdorimi i internetit për t’u socializuar i bën njerëzit të ndihen sikur kanë një cilësi të ulët jetese. Dhe Facebook në mënyrë specifike tenton të bëjë krahasime sociale, një praktikë shumë e dëmshme për shëndetin mendor.
Me 2.2 miliardë përdorues mujor, pothuajse një e treta e popullsisë botërore përdor Facebook dhe një numër i madh i tyre e përdorin atë në variantin fantazmë, kurrë nuk postojnë, komentojnë apo pëlqejnë ndonjë gjë, vetëm duke parë fshehurazi aktivitetet e të tjerëve. Por, përsëri edhe këta e kanë të vështirë të largohen nga Facebook.
Njerëzit vazhdojnë ta përdorin Facebook-un për shkak të FOMO-s
Sipas studiuesve në Universitetin “Trent Nottingham”, njerëzit mund të bëhen të varur nga rrjetet sociale dhe kanë simptoma të tilla si probleme me humorin, mbyllje në vetvete dhe rikthim në gjendjen e mëparshme. Ajo që i bën njerëzit të mos largohen nga Facebook quhet: frika e humbjes (FOMO). Përkufizuar si “një frikë depërtuese që të tjerët mund të kalojnë përvoja fantastike nga të cilat dikush mungon”, nivele më të larta të FOMO janë parë me përdorimin e madh të Facebook.
Njerëzit pëlqejnë përmbajtjet që nxisin urrejtjen
Të paktën kështu thuhet në spekulimet e ngritura nga hulumtuesit në Universitetin “Open” në Mbretërinë e Bashkuar. Pas vëzhgimit dhe intervistimit të 100 përdoruesve të Facebook, ata zbuluan se njerëzit vazhdojnë ta përdorin këtë rrjet social dhe të mos i heqin nga llogaria e tyre të tjerët pavarësisht se janë mërzitur ose ofenduar nga rrjeti social. Hulumtuesit besojnë se njerëzit marrin një lloj kënaqësie të çuditshme duke gjykuar të tjerët në Facebook.
Të heqësh dorë nuk është e lehtë
E para, shanset janë, ti ke postuar shumë foto të çmuara në Facebook gjatë viteve dhe të heqësh dorë në këtë pikë duket sikur do të humbasësh të gjitha kujtimet e tua. E dyta, realiteti është që Facebook të mban të përditësuar me familjarët apo miqtë të cilët nuk i takon shpesh.
Dhe e treta, Facebook ua bën të vështirë të hiqni dorë. Jo vetëm që duhet të gjeni opsionin e çaktivizimit, më pas duhet të shkruani fjalëkalimin i cili më pas ju risjell disa foto të miqve tuaj më të ngushtë. Kur shihni fytyrën e tyre të afishuar pranë pyetjes ‘çaktivizo llogarinë?’, ti mendohesh nëse është kjo zgjedhja e duhur… Dhe Facebook të tregon se ti dhe 400 miqtë e tu nuk do jeni më në kontakt.