Pse po na shuhen bizneset?

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 14:14 | Nga Shenoll Muharremi

Gjithmonë kur flasim për ekonominë e Kosovës duhet të fillojmë nga fakti që kemi një ekonomi të vetëm rreth 10 milardë euro (GDP/Vit). Por edhe kushtet e bizneseve janë të vështira. Një ambient thujase ‘anti-biznes’ ku sipërmarrësi nuk shërbehet e fuqizohet por kryesisht shihet si vegël për me ia marrë taksat, një pjesë e mirë e punës dhe fitimit, pa bërë kurgjë në kthim për ta.

Por janë dy-tri fenomene thelbësore kryesisht që kanë ndikuar kohën e fundit me u përkeqësu gjendja e bizneseve. Ato janë: (a) Rritja e normave të kredive si pasojë e inflacionit; (b) Mosshpenzimi i resurseve qeveritare dhe publike me kohë dhe eficiencë, përfshi politikat e majta të ndihmave që kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e biznesve; dhe (c) Mungesa e vizionit dhe një agjende ekonomike në vend. Askush nuk di ku po shkojnë dhe çfarë dëshirojmë, jemi një anije në oqean pa drejtim dhe orientim. (d) Kriza në Tregun e punës është ‘qërshia mbi torte’ në këto pushte ekonomike.

  1. Inflacioni është big deal. Shumë më i keq sesa recesioni ekonomik. Inflacioni është thujase një kancer i ekonomisë. Recesioni është ngadalsim. Për me ndalu këtë kancer, qeveritë nëpër botë kanë aplikuar rritjen e normave të interesit të kredive. Logjika e këtij intervenimi është ‘shkatërrimi’ i kërkesës në treg. Me fjalë tjera, kjo politikë ekonomike synon që të ngadalësojë aktivitetet ekonomike dhe të i ‘ndështoj’ bizneset në mënyrë që ato mos të kenë aktivitete ekonomike. Njerëzit mos të kenë shumë para e as bizneset. Pse? Për shkak që mos me pasë mundësi me ble e harxhu… ky pra është ‘shkatërrimi’ i kërkesës në treg. E kur ska kërkesë, mbyllen edhe bizneset. Përndryshe keni parë që së paku njëri sektor i ekonomisë, ai i financave dhe bankave, ka fituar historikisht në këtë periudhë. Kjo për shkak të rritjes së interesave, mes tjerash.
  2. Qeveria dhe politika e aktivitetet e mosaktivitetet e saja është faktori i dytë më i rëndësishëm në këtë gjendje. Politikat qeveritare të Kosovës kanë qenë shumë të papërshtatshme dhe me efekte që kanë vështirësuar edhe më shumë gjendje ne bizneseve. Jo vetëm që nuk janë shpenzuar buxhetet publike, por as projekte zhvillimore nuk ka pasur. Ka pasur ndihma, lëmosha…e këto e kanë përkeqësaur jo vetëm gjendjen dhe barrën për biznese që paguajnë tasksa por edhe e kanë stimuluar rritjen e deficitet tregtar (importit) që fundja ka arritur rreth -50% të GDP-së së Kosovës.
  3. Kosova nuk ka një vizion ekonomik e zhvillimor. Nëse ka, le të na tregoj kushdo se cili është? Apo le të themi, nuk e di askush se si ne dëshirojmë të duket Kosova dhe ekonomia e saj në vitin 2030 apo 2035. Asnjë politikë e vetme kredibile nuk ekziston. Edhe qeveria nuk ka asnjë person përgjegjës për vizion e zhvillim ekonomik. Nëse po, cili është dhe cfarë bënë ai? Problemi është që kur ke resurse kaq të vogla dhe kufizuara sikurse ne, duhet të jemi tepër të diciplinuar dhe të shpenzojmë këto resurse në dispozicion me plan të mirë që të marrim një kthim dinjotoz. Nuk ka asnjë objektivë, vizion e plan. Jemi në ‘auto-pilot’. Ky nivel dhe still i ekonomisë mund të arrihet edhe pa qeveri fare. Ndoshat edhe më mirë do të kalonim në këtë rast pa qeveri fare se së paku nuk do shpenzonin qindra milionë të taksave tona për ekzistenëcë e tyre. Mbi të gjitha, nuk do jau merrnin haracin (taksat) bizneseve e të i mbanin të pashfrytëzuara. Ky është një sfidë serioze.
  4. Kriza e Tregut të Punës. Mungesa e punëtorëve adekuat po shkakton telashe shumë të mëdha në Kosovë dhe tek bizneset. Kjo gjendjet vetëmse do të përshkallëzohet. Askush në Kosovë, përfshi qeverinë që ka përgjegjësi, nuk po merret me tregun e punës. Kemi rreth 700,000 persona të moshës së punës që janë jashtë tregut të punës, e nuk kemi punëtorë. Sa paradoksale. Rregullat elementare të ekonomisë dhe biznesit do të na sugjernonin të ‘rrisim ofertën në treg’ për të përmirësuar gjendjen. Të trajnojmë dhe aftësojmë një pjesë nga këta 700,000 persona që të ju ndihmojmë bizneseve dhe ekonomisë. Asnjë program serioz i tregut të punës nuk ekziston aktualit.

Këto pra janë arsyet kryesore ekonomike dhe biznesore për gjendjen aktuale të bizneseve. Kosova është në multi-kriza biznesore dhe ekonomike dhe askush nuk po e ndihmon sipërmarrësin i cili po vuan nga shumë sfida.

Mesiguri se kjo gjendje ka zgjidhje, por problemi është që askush nuk po tenton me i zgjidh këtë probleme. Ne po kalojmë secilën ditë të jetës duke folur për politika ditore, por projektet e proceset nuk po fliten. Kur shkruaj për inflacion e tregun e punës, askush nuk interesohet. E pastaj ankohemi kur shfaqen krizat. A ka mundësi që ne kaq pak kuptojmë nga këto punë? Ndoshta edhe po.

Për fund, situata është komplekse, por edhe lajmi i mirë është që infalcioni po stabilizohet rreth 2%. Nëse kështu mbetet, kjo nënkupton që duhet të fillojmë të ulim normat e interesit. Kjo do të i stimuloj bizneset të ngrisin më shumë kapital dhe të rrisin aktivitetet biznesore dhe ekonomike. Kjo do e rris kërkesën në treg. Rrjedhimisht, një cikël më pozitiv ekonomik mund ta kemi afër për ta filluar.

Po kjo dinamikë e re nuk do ta zgjidhë problemin në tregun e punës që nevojitet shumë më shumë përkushtim edhe politika e intervenime adekuate për të përmirësuar gjendjen. Qeveria e Kosovës ka shumë përgjegjësi për këto politika por ajo po merret ms veriun dhe Serbinë kryesisht. Askush thujase në Kosovë nuk merren me politika ekonomike e biznesore. Kosova është në auto-pilot, por kjo nuk është një zgjidhje për shkak se po përfundojmë në gjendje të keqe sikurse tani. Kështqë, në Kosovë ende nuk ka lindur etapa ku flitet e punohet për ekonomi. Ende jemi tek politikat ditore dhe intatet mes partive e politikaneve.

Mbase duhet fillimishst të krijojmë dhe gjenerojmë një interes publik, i cili gjithashtu po mungon, që të dalim tek politikat më të sofistikuara sikurse politikat ekonomike e biznesore e që të na mundësojnë të menaxhomë e administrojmë ekonominë më mirë dhe të respektojmë e rrisimi bizneset dhe sipërmarrësit ashtu si do të duhej të ishte edhe tani!

Të ngjashme