Për tri vjet qeverisje, asnjë reformë

Prishtinë | 24 Pri 2024 | 19:37 | Nga Agron Demi

Nëse për tri vjet mandat qeverisës, VV-ja nuk ka arritë me i reformu skemat sociale,

…e politikat në arsim nuk kanë asnjë ndryshim dhe janë vazhdimësi e politikave 20-vjeçare të qeverive të kaluara;

…e politikat në shëndetësi janë po ato që kanë qenë;

…qeverisja lokale e administrata publike janë po ato që kanë qenë;

…nuk ka asnjë njohje të re për shtetin e Kosovës…

A po i bjen që bazat e shtetit dhe politikat publike janë vendosë mirë nga qeveritë e kaluara, aq sa nuk ka nevojë për reformë dhe se VV-ja vetëm e vazhdon qeverisjen me njerëz të tjerë?

I vetmi ndryshim në qasje është ai ndaj veriut dhe dialogut, por që ende nuk dihet nëse ky ndryshim në qasje do të sjellë një rezultat më të mirë apo më të keq në fund, e krejt shenjat janë që qeveria e ka futë veten në kurth me qasjen e saj ndaj veriut.

P.S. E mos të flasim për urën 38 metërshe në Badovc!

Të ngjashme