Pse Serbia nuk po nënshkruan marrëveshje me Kurtin?

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 20:14 | Nga Bekim Salihu

Kryeministri sot në Kuvend i sfidoi partitë opozitare me pyetjen: “tregoni pse Serbia me ju nënshkruante marrëveshje, ndërsa me mua nuk don të nënshkruan”. Kjo që ka thënë Kurti është e para gjysëm e vertetë dhe e dyta aspak paralale e saktë. Pse?

Vuçiçi ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë me Kryeministrin Hoti. Ka pranuar të nënshkruaj marrëveshje ndaras.

Marrëveshjet që i ka nënshkruar Kosova në 2011, 2013 dhe 2015 me Serbinë, kanë qenë marrëveshje teknike, jo marrëveshje githëpërfshirëse për normalizim.

Prandaj Vuçiçi nuk e ka refuzuar vetëm Kurtin, por ky i fundit duhet të refuzojë çfarëdo obligimi pa nënshkrimin e të dy palëve, siç ia mundësoi Serbisë marrëveshje (gjithëpërfshirëse) të Ohrit, pa nënshkrim.

Të ngjashme