Ulçerat e gojës janë plagë të vogla, lezione të dhimbshme që zhvillohen në gojë ose në mishërat rreth gojës apo dhëmbëve.
Këto plagë janë të dhimbshme dhe krijojnë parehati në të ngrënë, në të folur etj.
Ja cilët janë faktorët që ndikojnë në krijimin e këtyre ulçerave:
Shumica e ulçerave të gojës nuk kanë nevojë për trajtim tek mjeku, ato mund të shërohen përmes mënyrave natyrale, pavarësisht dhimbjeve që shkaktojnë.
Ja disa nga mënyrat natyrale që trajtojnë ulçerat e gojës:
Qumësht kokosi: bëni gargarë me qumësht kokosi 3-4 herë në ditë. Ai do t’ju lehtësojë dhimbjet dhe djegiet dhe nuk do të lejojë përhapjen e plagëve.
Gjethe borziloku: valoni disa gjethe borziloku me ujë. Bëni gargarë 5-6 herë në ditë. Borziloku mundëson mbylljen e plagëve.
Mjaltë dhe vaj kokosi: bëni një përzierje me sasi të barabarta mjalti dhe vaji kokosi. Ato lehtësojnë acarimet e gojës dhe lehtësojnë dhimbjet.