Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua mëngjesin e sotëm me shefin e UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin.
Vuçiq e bëri të ditur informatën për takim në llogarinë e tij në Instagram “buducnostsrbijeav” (E ardhmja e Serbisë), së bashku me fotot e takimit, raporton Tanjug.
Siç shihet në fotografi në takimin për të cilin nuk janë dhënë detaje se çka është folur, ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.