Pse zgjedhjet në SHBA mbahen gjithmonë të martën

Prishtinë | 25 Dhj 2016 | 20:20 | Nga

Dita zyrtare e zgjedhjeve në SHBA është gjithmonë e marta.

Vendimi për të martën e parë pas të hënës së parë në nëntor është bazuar kryesisht tek oraret e tregut të fermerëve dhe prodhimeve bujqësore.

E premtja, e shtuna dhe e diela ishin ditë për përkushtime fetare.

Kështu, ditë më të përshtatshme mbeteshin e hëna dhe e marta.

E marta ishte ditë pazari, ndërsa fermerët duhej të niseshin të hënën për të arritur të martën e për ta shfrytëzuar këtë ditë edhe për votim.

Kjo vlen që nga viti 1845 dhe respektohet edhe në ditët e sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme