Paris Saint-Germain janë afër që ta sjellin në radhët e tyre futbollistin e Zenit St. Petersburg, Leandro Paredes, sipas Sport 24 dhe Culture PSG.
Mesfushori argjentinas do të kalojë në Parkun e Princave për një shumë prej 45 milionë eurosh pas negociatave të suksesshme mes klubit francez dhe përfaqësuesve të lojtarit.
Paredes është paraqitur në 15 ndeshje për Zenitin në Premier Ligën e Rusisë këtë sezon, duke shënuar tri gola dhe dy asistime.