Alex Sandro ka arritur marrëveshje me PSG-në, thonë raportet më të fundit.
Paris Saint-Germain është duke i ofruar 40 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë, ndërsa Juventusi i kërkon 50 milionë, transmeton Gazeta Express.
Alex Sandro është pajtuar që të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare me klubin francez, ku pritet t’i marrë 4.5 milionë euro për stinor.
Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit është arritur, tani ka mbetur vetëm Juventusi që ta pranoj ofertën.