PSG – City, rruga drejt historisë

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Dy skuadrat janë të vendosura për ta prekur finalen e Championsit dhe për ta bërë historinë, duke e fituar këtë trofe për herë të parë.

Paris Saint-Germaini dhe Manchester City do të përballen sonte në mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Finalisti i fundit i Championsit do të mundohet sonte ta shfrytëzojë avantazhin e vendësit në stadiumin “Parku i Princave”.

Parisienët i eliminuan Barcelonën dhe Bayern Munichun edhe pse dështuan të fitonin në shtëpi në ato takime, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, Mbappe dhe Neymar me shokë do të tentojnë ta ndryshojnë këtë seri duke fituar në shtëpi ndaj “Citizens”.

Nga ana tjetër, ekipi i Pep Guardiolës i ka fituar 9 ndeshje dhe nuk e kanë humbur asnjë nga 10 takimet e zhvilluara.

Lideri i Premierligës është i vendosur për ta bërë sonte një hap përpara drejt finales së parë të Championsit në histori të klubit.

Ndërsa, PSG-ja do të tentojnë ta bëjë atë që s’mundi vjet – të shkojë në finale dhe ta fitojë atë.

Dy prej tri përballjeve të këtyre dy ekipeve kishin përfunduar baras.

PSG-ja dhe City nuk do të kenë mungesa të theksuara në këtë përballje.

City vjen nga triumfi në Carabao Cup, ku e mundi Tottenhamin 1:0.

“Qytetarët” janë në garë edhe për dy trofe të rëndësishëm, në Premierligë dhe Champions League.

Kjo do të jetë një betejë e madhe në mes të yjeve si Neymar e Mbappe në njërën anë dhe De Bruyne e Sterling në anën tjetër.

Ndeshja në mes të PSG-së dhe Cityt do të fillojë në orën 21:00. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme