Përveç Juventus është edhe Paris Saint-Germain që është futur seriozisht në garë për mesfushorin e Arsenal, Aaron Ramsey.
Siç raporton L’Equipe klubi parisien ka zhvilluar bisedime me lojtarin për një transferim gjatë këtij dimri.
Kampioni i Francës shpreson që t’i sigurojë shërbimet e uellsianit në një marrëveshje që besohet se mund të jetë 18 muajshe me një vlerë prej 20 milionë euro.
Ramsey ka vendosur largimin që pas skadimit të kontratës me skuadrën nga Emirates Stadium në verën që vjen.