Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka përfunduar në radarin e klubit francez, Paris Saint-Germain.
Can u la jashtë skuadrës së Juventusit për ndeshjet në Ligën e Kampionëve në fillim të sezonit dhe ka pranuar se nuk është i lumtur në Torino.
Ai ka bërë vetëm një ndeshje si titullar këtë sezon, me tre paraqitje të tjera si zëvendësues në emrin e tij
Paraqitjet e pakta dhe situata e krijuar këtë sezon ka bërë që shumë klube evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Sipas mediumit Le10Sports, Paris Saint-Germain është i interesuar të nënshkruajë në janar me mesfushorin e Juventusit.
Përveç PSG-së, interesim për transferimin e gjermanit kanë shprehur edhe klubet spanjolle dhe angleze. /Telegrafi/