Paris Saint-Germaini raportohet se e ka identifikuar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, si zëvendësues të Unai Emeryt.
PSG mbetet lider në Francë me nëntë pikë larg ndjekësve dhe është kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve.
Gjithsesi, “Diario Sport” raporton se Emery po përballet me probleme në punën e tij dhe kryesia e klubit është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit.
Zidane po ka probleme në Madrid për shkak të formës jo të mirë në sezonin e ri.
Dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve në muajin shkurt.