Paris Saint-Germain e ka vënë në shënjestër mesfushorin e Barcelonës, Philipp Coutinho.
Sipas AS.com, drejtori sportiv i ri i PSG-së, Leonardo është duke shikuar edhe për një përforcim sulmues bashkë me Neymar, prandaj do që ta transferojnë brazilianin tjetër para përfundimit të Kupës së Amerikës, transmeton Klan Kosova.
Coutinho pritet që ta mirëpres kalimin pasi aty mund të bëhej një prej lojtarëve më të rëndësishëm sesa që tash është në Barca.