Jan Oblak do të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të verës.
Paris Saint Germain është një nga klubet që ka shfaqur tash e disa muaj interesim për portierin sllovak.
Sipas Marca, pas investimeve të mëdha në vitet e fundit, klubi francez dëshiron që të vendos siguri shumë vjeçare edhe në portë.
Në rast se Oblak dështon, një tjetër mundësi është Gianluigi Donnarumma.
“Të shikojmë se çfarë do të ndodh, kam një kontratë deri në fund të 2021 dhe mendoj vetëm për Atleticon”, ka thënë Oblak ditë më parë i pyetur rreth të ardhmes së tij.
Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Liverpooli e Arsenali.
25-vjeçari i është bashkuar Atleticos në vitin 2014 nga Benfica për 16 milionë euro.
https://youtu.be/dhSH6S-sFoo