Skuadra franceze, Paris Saint-Germain, është gati të konkurrojë me Real Madrid-in, për të nënshkruar kontratë me mesfushorin belg, Eden Hazard.
Ka kohë që futbollisti Hazard është duke zhvilluar bisedime me Real Madrid-in. Ndërsa Chelsea dëshiron që t’i vazhdojë kontratën që pritet t’i skadojë në vitin 2020, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo gara është bërë edhe më e madhe pasi që tani edhe PSG-ja është shfaqur duke e vendosur mesfushorin belg në krye të listës për ta sjellë në klub.