Sulmuesi argjentinas i ka bindur drejtuesit e klubit francez me paraqitjet e tij fantastike dhe tash PSG-ja do të mundohet ta blejë përfundimisht futbollistin e huazuar nga Interi
Paris Saint-Germaini është i vendosur që ta blejë përfundimisht Mauro Icardin.
Sulmuesi argjentinas ishte huazuar gjatë verës tek klubi francez nga Interi dhe parisienët po planifikojnë ta blejnë atë vetëm pas dy muajsh huazimi.
26 vjeçari i ka realizuar 7 gola në 7 ndeshje me klubin francez dhe PSG-ja po mendon ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së lojtarit.
Sipas mediave franceze dhe atyre italiane, Paris Saint-Germaini mund ta blejë ish-futbollistin e Sampdorias për 70 milionë euro.
Icardi ka kontratë me Interin, por një ofertë e majme mund t’i bindë Nerazzurrët që ta shesin sulmuesin e tyre problematik.