PSG-ja ia tregon Atleticos çmimin e Cavanit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain po kërkon një shifër prej 30 milionë eurosh nga Atletico Madridi për transferimin e sulmuesit Edinson Cavani këtë muaj.

Uruguaiani është jashtë kontratës me klubin kryeqytetas gjatë verës dhe Atletico tashmë thuhet se ka një marrëveshje personale me të, por duan të nënshkruajnë me lojtarin këtë muaj.

Sipas gazetës Marca, Los Rojiblancos thuhet se kanë bërë një ofertë prej 10 milionë euro  për lojtarin, por kjo është refuzuar pasi parisianët kërkojnë 20 milionë euro më shumë.

Në faqet e para të tri gazetave kryesore në Spanjë, jepet lajmi se Gil Marin kishte udhëtuar për në Paris për t’u përpjekur dhe të përfundoj një marrëveshje.

Raportet në Marca dhe Cadena Ser pretendojnë se lojtari ishte duke pritur që marrëveshja të përfundonte pasi ai është entuziast për transferimin në Madrid.

Duket e sigurt që Cavani do të bashkohet me Atleticon, por çështja është nëse ata mund ta bëjnë këtë tani në dimër apo duhet pritur deri në verë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme