Paris Saint-Germaini e ka mundur Atletico Madridin 3-2 në një ndeshje dramatike në turneun parasezonal, International Champions Cup, në Singapor të hënën.
PSG-ja dhe Atletico u ballafaquan në Stadiumin Kombëtar të Singaporit në një ndeshje të vlefshme për International Champions Cup, e cila u takoi francezëve me rezultat 3-2, raporton Gazeta Express.
Pas gjysmë ore lojë, Christopher Nkunku e kaloi skuadren e Thomas Tuchel, duke e arsyetuar dominimi ndaj ekipit të Diego Simeones.
Tuchel e nisi pjesën e dytë me plot 10 zëvendësime, duke u dhënë hapësirë të rinjve. Moussa Diaby realizoi për epërsinë 2-0 të skuadrës së tij rreth 20 minuta para fundit.
Atletico u tregua i shpejtë në reagimin e tij, kur Victor Mollejo shënoi tre minuta më vonë pas një rrëmuje para portës së parisienëve.
Kur u mendua se PSG-ja do ta mbyllte ndeshjen me fitore 2-1, Bernede shënoi në portën e vet në tentim për ta larguar topin.
Por, kthesa më e papritur në këtë takim ndodhi në kohën shtesë, kur Postolachi goditi nga largësia dhe realizoi gol të bukur për fitoren drithëruese të PSG-së.
Kështu duhet tabela e International Champions Cup pas kësaj ndeshjeje.