PSG-ja e mposht me rezultat të thellë Auxerren

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë ndaj Auxerres, me rezultat 5-0, në kuadër të Ligue 1.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Kylian Mbappe, në minutën e 11’, teksa me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Carlos Soler e dyfishoi epërsinë, në minuën e 51’, derisa vetëm gjashtë minuta më vonë Achraf Hakimi e trefishoi epërsinë.

Në minutën e 81’, Renato Sanches shënoi për golin e katërt, teksa atë të pestin e shënoi Hugo Ekitike, në minutën e 84’.

PSG-ja pas fitores mbetet në vendin e parë me 41 pikë, pas 15 ndeshjeve.

Të ngjashme