Paris Saint-Germain ka identifikuar mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante si njeriun që duhet ta transferojë gjatë afatit kalimtar të verës.
Kante iu bashkua Chelsea nga Lesicester City në vitin 2016 për vlerën prej 32 milionë funtave, por që tash mund të kushtojë trefishin e asaj shume.
Rregullat e Fair Play Financiar mund të kufizojnë kalimin e Kante në Paris, por drejtori sportiv Antero Henrique ka shprehur vullnetin e madh për ta transferuar francezin në Parc des Princes.