PSG kërkon një transferim me kosto zero, Brozovic në listën e parisienëve

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint Germain kanë bërë njërën nga merkatot më të mira në histori të klubit në verën e vitit 2021.

Gjiganti francez arriti t’i transferojë katër yje të mëdha me kosto zero, pa shpenzuar asnjë para për afrimin e tyre.

Gianluigi Donnarumma, Sergio Ramos, Lionel Messi dhe Georginio Wijnaldum iu bashkua PSG-së këtë verë si lojtarë të lirë pas përfundimit të kontratave të tyre me ish-skuadrat.

Por për vitin e ardhshëm, PSG po mendon të bëjë një tjetër goditje të madhe pa shpenzuar para.

Mesfushori kroat i Interit, Marcelo Brozovic është futur në vitin e fundit të kontratës dhe PSG është duke menduar transferimin e tij.

Drejtori sportiv Leonardo synon që në janar të kryejë marrëveshjen me lojtarin, i cili në verë do t’iu bashkohej parisienëve si transferim i lirë.

28-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2016 dhe është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë.

Inter i ka ofruar kontratë të re kroatit, por ai ka kërkuar kohë që të vendosë nëse do ta vazhdojë atë apo do të kërkojë një aventurë të re. /Telegrafi

Të ngjashme