Paris Saint-Germaini i ka nisur bisedimet me sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowskin, sipas L’Equipe de Soir.
Gjiganti francez e ka vëzhguar nga afër sulmuesin polak, në rast se Edinson Cavani vendos të largohet nga klubi në verë, transmeton Gazeta Express.
Cavani kërkohet nga Atletico Madridi pas largimit të Fernando Torresit dhe transferimit të shumëpërfolur të Antoine Griezmannit në Barcelonë.
Diego Simeone dëshiron t’i shtojë opsionet në sulm pas boshllëkut që do ta krijojnë Torres dhe Griezmann, me Cavanin që pëlqehet shumë nga trajneri argjentinas.