Drejtuesit e Paris Saint-Germain po mendojnë që të sjellin ende yje në ekip.
Paris Saint-Germain ka goditur gjatë kësaj vere duke transferuar dy yje të mëdhenj: Neymarin dhe Kylian Mbappen.
Por, parisienët pritet të jenë aktiv edhe gjatë verës së ardhshme. Sipas El Mecurio, Paris Saint-Germain është gati të mposhtë Manchester City, në garën për Alexis Sanchezin.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shikohet si favorite për të marrë kartonin e kiliant verën e ardhshme, megjithatë klubi parizien nuk mendon të dorëzohet.
PSG mendon t’i ofrojë një pagë të majme Sanchez për ta bindur të transferohet në “Parc des Princes”.