PSG i ofron 270 milionë euro Coutinhos

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 10:50 | Nga

PSG ka bërë gati një ofertë prej 270 milionë euro për të kërkuar shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Kështu raporton gazeta spanjolle, “Mundo Deportivo”. Kontrata e Coutinhos në “Camp Nou”, ku u transferua janarin e këtij viti, ka një klauzolë lirimi prej 400 milionë euro, por klubi francez ia ka dërguar ofertën njërit prej agjentëve të ish-mesfushorit të Liverpoolit, për ta testuar situatën, transmeton ksp.

Në të vërtetë, Neymar, i cili u bashkua me klubin nga “Parce des Princes” verën e kaluar, është shokë i ngushtë me Coutinhon dhe PSG planifikon t’i ribashkojë me një ofertë ekstravagante për të mbajtur brazilianin në klub.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme