Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për yllin e Borussia Dortmund.
Julian Weigl mbetet shënjestra kryesore e Thomas Tuchel për afatin kalimtar dimëror.
Pasi është bërë thuajse e ditur se Rabiot do të largohet nga Parisi, kampionët e Ligue 1 kanë nevojë për një lojtar në atë pozicion.
„Le Parisien“ shkruan se është anëtari i Dortmund, Julian Weigl ai që është objektivi kryesor, transmeton lajmi.net.
Dortmund kanë thënë se nuk janë të gatshëm të konsiderojnë ofertat për gjermanin, mirëpo parisienët po e bëjnë punën e tyre.
Besohet se skuadra e Tuchel do të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta transferuar lojtarin.