Të Bardhët duhet të paguajnë gati dyfishin e asaj që pagoi skuadra franceze vjet, nëse duan që asin brazilian ta transferojnë gjatë verës.
Real Madrid është njoftuar nga Paris Saint-Germain se duhet të paguajë së paku 370 milionë euro për ta pasur Neymar në radhët e veta.
Skuadra spanjolle ka thënë se babai i brazilianit është takuar me zyrtarë të Real për një transferim të mundshëm në kryeqytetin spanjoll.
Megjithëse presidenti i PSG, Nasser Al-Khelafi, ka thënë se 26-vjeçari nuk është në shitje, për këtë shumë parash ai mund të kalojë në Santiago Bernabeu.
Mbetet të shihet nëse kjo shifër do të jetë e pranueshme për skuadrën nga Madridi, ndërsa raportohet se Të Bardhët mund t’i shesin disa futbollistë për ta blerë brazilianin.