Psikologia: Prindërit të kenë kujdes se çfarë emra u vënë fëmijëve, që ata të mos bullizohen

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Psikologia Arbenisa Berisha-Gashi ka thënë që emri është me të vërtetë i rëndësishëm në identitetin, pasi sipas saj, ai bartet gjatë gjithë jetës.

“Është me rëndësi që të kemi një emër me kuptim dhe të mirë, në mënyrë që në të ardhmen të mos na shfaqen komplekse për shkak të emrin tonë”, ka thënë Gashi në klankosova.

Tutje ajo ka theksuar që prindërit duhet ta kenë një përgjegjësi të madhe në momentin kur ia vendosin emrin fëmijës.

“Nëse ata e vendosin një emër që nuk ka kuptim dhe një emër shumë të vjetër, me të vërtetë fëmija posa të fillojë kopshtin ose edhe klasën e parë, do të fillojë të bullizohet me atë emër. Sigurisht që ajo do t’i ndikojë në anën emocionale, pasi do të fillojë të kompleksohet për emrin që e ka. Këtë e thonë edhe studimet që nëse është një emër që nuk përshtatet me kohën moderne, predispozitat janë të larta që ai fëmijë të ketë prirje që të mos ketë përshtatshmëri të mirë sociale”.

Të ngjashme