Luftimet në Ukrainë, kanë rritur dukshëm frikën dhe problemet shëndetësore tek kosovarët.
Veç kësaj, sipas psikologut Petrit Thaçi, në një intervistë në “Sytë 7”, psiqiken kosovarëve ua ka prekur edhe kriza ekonomike, sidomos në shtimin e panikës.
Por, i njëjti tha se qytetarët nuk duhet t’i marrin me brengosje të lartë këto zhvillime, pasi dëmet në shëndetin mendor mund të jenë me pasoja të mëdha.
“Jo vetëm tek kososovarë, por sipas literaturës shkencore dhe sipas organizatave e institucioneve me karakter për kujdesin e shëndetit mental, çdo konflikt i kësaj natyre, çdo gjë që vë në pah një lloj rreziku ose pasigurie në nivel global prek çështje shumë themelelore dhe shumë të rëndësishme të të menduarit, pra gjendjes së përgjithshme të shëndetit mendor”, u shpreh ai.
Thaçi ka rekomanduar që institucionet vendore të dalim më shpesh në konferenca, që të shpalosin informatat e sakta për çdo zhvillim që po ndodh, pasi në mungesë të tyre, tendenca për t’iu besuar më shumë teorive konspirative do jetë në rritje.
Për t’i evituar telashet shëndetesore, psikologu ka rekomanduar qe të merremi më shumë me sport e aktivitete rekreative.