Posta e Kosovës i ka ndarë mirënjohje sot ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Këtë njoftim e ka bërë vet ministri cili ka thënë se kjo sa është vlerësim për të është aq është edhe për Ministrinë e Shëndetësisë.
“Posta e Kosovës më nderoi me një mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë në luftimin e pandemisë COVID-19”, është shprehur Zemaj.
“Kjo sa është vlerësim për mua aq edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, ku punonjësit janë të angazhuar me përkushtim maksimal duke kryer detyrat e përditshme dhe duke realizuar projektet për përmirësimin dhe avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë”.
Postimi i plotë:
“Posta e Kosovës më nderoi më një mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë në luftimin e pandemisë Covid19.
Kjo sa është vlerësim për mua aq edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, ku punonjësit janë të angazhuar me përkushtim maksimal duke kryer detyrat e përditshme dhe duke realizuar projektet për përmirësimin dhe avancimin e sistemit të shëndetësisë në Kosovë.
Me këtë rast i falënderova përfaqësuesit zyrtarë të Postës, Fakete Kadiun, zv. Kryeshefe e Postës, Kamber Demakun- shef i Administratës dhe Protokollit, Gazmend Isufin – drejtor i Kontrollit të Brendshëm, Xhevdet Smakiqin -koordinator për zbatimin e masave kundër virusit COVID-19.