Pak minuta më parë, për redaksinë e JOQ Albania u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.
Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.
Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kandidati për kryeministër, Albin Kurtit.
Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë.
Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.