Publikohen pamjet e hedhjes së bombës 10 mijë kg kundër ISIS-it (Foto-Video)

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 17:01 | Nga

Pentagoni ka publikuar videon e momentit të hedhjes dhe të shpërthimit të “nënës së të gjitha bombave”, në tunelet dhe terrene që i kontrollon ISIS-i në Afganistan.

Bomba GBU-43/B MOAB është bomba më e madhe jo-nukleare të cilën e posedon ushtria amerikane, e cila është peshon plot 10 mijë kilogramë dhe që është hedhur në tunelet që ISIS-i i shfrytëzon si baza ushtarake në Afganistan, transmeton Telegrafi.

Kjo bombë është përdorur për herë të parë gjatë ditës së djeshme, kurse raportohet se nuk ka pasur viktima në mesin e civilëve.

MOAB është një bombë e projektuar enkas për bombardimin dhe shpimin e tuneleve që mund të jenë të përdoruara me beton apo me shufra çeliku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme