Publikohen pamjet e Hiroshimës pak para bombardimit amerikan (Video)

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 14:42 | Nga

Më 6 gusht 1945 ndodhi një katastrofë e paimagjinueshme. Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshimë.Pjesa më e madhe e qytetit u dogj.

Nga shpërthimi temperatura arriti në 4 000 gradë Celsius. Dhjetëra mijëra njerëz u asgjesuan. Numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 140,000 mijë.

Tre ditë pas Hiroshimës, një bombë e dytë atomike goditi Nagasakin.

Ne të gjithë i kemi parë imazhet e shkatërrimit. Qyteti i djegur, njerëzit që mbijetuan.72 vite nga hedhja e bombës atomike në Hiroshima, në Muzeun e Paqes është publikuar një video që tregon qytetin para bombardimit.

Ky është një film i restauruar digjital dhe përshkruan një ditë normale në qytetin e bukur të Hiroshimës në vitet e paqes, dhjetë vjet para Luftës së Dytë Botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme