Publikohet letra me përgjigjien e Abdixhikut ndaj Kurtit

Prishtinë | 06 Maj 2025 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur me një letër zyrtare kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka ritheksuar qëndrimet e LDK-së, raporton Ekonomia Online

Abdixhiku ka theksuar se Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike si rezultat i dështimit për të krijuar partneritet politik dhe për të garantuar shumicën parlamentare.

Ai ka vlerësuar se bllokimi i proceseve kushtetuese ka thelluar polarizimin shoqëror dhe ka pamundësuar bashkëpunimin.

Si zgjidhje, Abdixhiku ka propozuar nisjen e një procesi të ri politik që përfshin të gjitha partitë shqiptare parlamentare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.

Letra e plotë:

Screenshot

Të ngjashme