Publikohet lista me 10 sportistët më të paguar në botë: Messi lë prapa Ronaldon e Neymarin

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Revista e njohur amerikane “Forbes” ka publikuar listën me dhjetë sportistët më të paguar në botë, listë në të cilën prin ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, transmeton Gazeta Metro.


Lionel Messi ka lënë prapa shumë yje të sporteve tjera. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka të ardhura vjetore prej 127 milonë dollarëve, përfshirë këtu pagën dhe të ardhurat nga sponsorët e reklamat e ndryshme.

Pas tij renditen Cristiano Ronaldo me 109 milionë dollarë dhe Neymar me 105 milionë.

Top pesshën e mbyllin boksieri Canelo Alvarez me 94 milionë dhe tenisti Roger Federer me 93.4 milionë dollarë.

Top dhjetshën e kompletojnë dy lojtarët në futbollin amerikan, Russell Wilson e Aaron Rodgers, dhe yjet nga NBA; Lebron James, Stephan Curry dhe Kevin Durant./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme