Publikohet video e kandidatit për kryetar të Londrës duke e pirë urinën e tij

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryetar të Bashkësisë së Londrës, Brian Rose, për herë të parë në vitin 2018 kishte publikuar një video në profilin e tij në “Instagram”, duke pirë urinën e tij.

Rose ka fshirë videon nga profili i tij e cila ishte publikuar më 2 gusht të vitit 2018, por “Guido” i kishte ruajtur pamjet, teksa i ka publikuar përsëri tani, transmeton Express.

Ai e ka përshkruar shijen si “pak të kripur” dhe “lloj aspak i keq”.

Ndërsa për herë të dytë ka pirë gjatë vitit të kaluar në një intervistë për “London Real”.

Të ngjashme