Është arrestuar një i dyshuar pasi ka publikuar disa fotografi për një viktimë në Prishtinë.
Sipas policisë, dyshohet se ai ka publikuar disa fotografi për të shantazhuar viktimën mashkull K-Shqiptar.
Pas hetimeve që janë kryer, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.