Sipas të dhënave të Eurostat për tremujorin e tretë 2018 të rritjes ekonomike të vendeve të Bashkimit Evropian, tregon se numri i personave të punësuar është rritur me 1.2 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në Eurozonë kjo rritje ishte 1.3 për qind.
Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian vuri në dukje se normat vjetore të rritjes ekonomike në Eurozonë dhe Bashkim Evropian në tremujorin e mëparshëm të këtij viti ishin 2.2 për qind respektivisht 2.1 për qind.
Midis shteteve anëtare për të cilat disponohen të dhëna për tremujorin e tretë të vitit 2018, Malta me 3.6 për qind shënoi rritjen më të lartë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, pasuar nga Rumania me 1.9 për qind, Letonia dhe Polonia me nga 1.7 për qind.
Eurostat theksoi se normat negative të rritjes u panë në Lituani me 0.3 për qind, Gjermani dhe Suedi me nga 0.2 për qind dhe në Itali me 0.1 për qind.