Punëtorët e ATK-së në grevë, pezullohen shërbimet për një orë

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 10:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka mbajtur grevë njëorëshe duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit, raporton Ekonomia Online.

Greva është mbajtur në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arlinda Bajraj, sekretare e sindikatës, tha se arsyeja për mbajtjen e kësaj greve ka ardhur si rezultat i neglizhimit dhe mos realizimit të kërkesave të tyre.

Madje ajo tha se edhe tani në situatën pandemike, ATK-ja ka luajtur rol kyç në realizimin e pakos fiskale.

Kërkesat kjo Sindikate, tha ajo i ka adresuar të personat kompetent disa herë me radhë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kjo është ndër mënyrat tona që kemi paraqitur shqetësimet tona si sindikatë. Ishte një grevë prej një ore e cila tashmë përfundoi grevë që është mbajtur në të gjitha regjionet. Deri në këtë grevë kemi arritur sepse ka një kohë të gjatë që kemi paraqitur pakënaqësitë tatimore kërkesa që janë të kahershme. Kërkesë kryesore e stafit është ndërrimi i statusit të Administratës Tatimore e cila është një agjenci ekzekutiv dhe propozoj që të ndërrohet në Kuvend dhe të kalohet në agjencinë të pavarur”.

“Kërkese tjetër është krijimi i kushteve të punës me administratën tatimore që besoj që regjistrimet janë kushte të mjerueshme që të punojnë në ato kushte, ajrin dritaret. Kërkesë tjetër është edhe përfshirja në pakon fiskale. Te kjo pikë kemi pasur dy raste fillimisht nga Qeveria ku është marrë një vendim për përfshirjen në pakon të stafit të administratës. Muajin e parë është ndarë një pjesë për një pjesë të zyrtarëve muajin e dytë ka dalë që është anuluar. Pastaj këtë vit në muajin mars është marrë vendim për përfshije të stafit të administratës në pakon fiskale. Realisht më pak se një muaj dhe vendimi nga Qeveria që anulohet përfshirja e administratës në pakon fiskale dhe ishte diskriminim sepse ishte vetëm një pjesë e stafit”.

“Ky është diskriminim që po vazhdon të bëhet në administratën tatimore. Pastaj një reagim i joni ka qenë çështja e mbushjeve telefonike. Kërkohet që zyrtar të ketë mbushje telefonike, mirëpo në maj iu është ndaluar kjo shtesë. Kemi kërkuar që të përfshihet stafi për mbushje telefonike. Kjo grevë përfundoi dhe ne kemi respektuar të gjitha ligjet dhe kemi dhënë afat prej 7 ditësh që të shohim nëse do të ketë ftesë për takim. Presim të ketë reflektim dhe t’i diskutojmë kërkesat tona. Nëse deri me datën 27 nuk ka ndonjë ftesë për takim në realizim të kërkesave atëherë i gjithë stafi do të hyjë në grevë duke përfshirë të gjitha regjionet në greva”.

Kërkesat e tyre janë si në vijim: Krijimi i kushteve të punës; Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës nga: “Agjenci ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”; Kompensimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake); Përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së.

Të ngjashme