Punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë bllokuar të hënën në mëngjes Distriktin e Mitrovicës, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e KEDS-it për largimin nga puna.
Punëtorët thonë se iu është padrejtësi, duke paralajmëruar edhe masa tjera protestuese, pa përjashtuar edhe veprimet radikale.
Ndryshe, rreth 50 punëtorë, pjesë e atyre që janë larguar nga puna pas mbylljes së departamentit të projekteve në operim në KEDS, para disa ditësh paten protestuar edhe para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke kërkuar nga institucionet që të zgjedhin këtë problem, pasi sipas tyre, kjo formë e largimit nga puna është diskriminuese.