Punëtorët e sektorit privat kërkojnë rritjen e pagës minimale: Kthjelluni ose lamtumirë!

Prishtinë | 01 Maj 2023 | 11:31 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në sheshin “Skënderbeu”, në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar rritje të pagave, dhe kanë paralajmëruar kompanitë dhe Qeverinë që “të kthejellen, sa nuk është bërë vonë”.

Përfaqësuesit e sektorit privat kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona”, “Kërkojmë rritjen e pagave”.

Kryetari i Sindikatës Jusuf Azemi, tha se Kosova është vendi me numrin më të madh të vdekjeve në rajon të punëtorëve të sektorit privat.

Ai tha se Qeveria nuk është duke i plotësuar kushtet që po i kërkojnë punëtorët, duke shtuar se vetëm gjatë dy viteve nga Kosova kanë ikur mbi 100 mijë punëtorë.

Azemi tha se paga minimale në sektorin privat vazhdon të jetë 130 deri në 170 euro, pavarësisht se Qeveria e Kosovës kishte premtuar rritjen në 350 euro.

“Do të kishim pasur dëshirë që edhe në të kishim dalë që të festojmë, por a din pse nuk jemi dalë” sepse kompanitë dhe Qeveria nuk po na lejon që të dalim. Sepse ata nuk e kanë problem pagën dhe benificionin. Ata po kanë problem kur ne po ua prishim ndonjëherë. Sot kemi dalë që ta bëjmë një bilanc, sot një vit kemi qenë këtu, sot një vit i kemi ofruar qeverisë këto kërkesa, bilancin qeverisë së Kosovës ka hyrë zero”.

“Të gjithë po jetojmë këtu. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa është inflacioni dhe pagat tona që i marrim nga qeveria janë po ato që kanë qenë. Edhe në kemi shpirt edhe ne dëshirojmë që të jetojmë, t’i gëzojmë fëmijët tanë po iu nuk po na lejoni. Kërkuam pa ndërprerë që ta kemi një 30% të trustit, mbajtëm shpresë që më në fund do t’i gëzojmë familjet tona dhe kjo nuk ndodhi. 25 herë i kërkuam kryeministrit e ministrave që t’i rregullojmë kushtet punëtorëve të Kosovës”.

“Kosova është e para në rajon me punëtorët e vdekur, ne kemi probleme edhe për të organizuar edhe funeral, Qeveria ka premtuar që do të ndajë një fond, por nuk e ka bërë. Më vitin 2021-2022 mbi 100 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova”, tha ai.

Bedri Elshani, përfaqësues i 130 punëtorëve sigurimit të UP-së, tha se nëse nuk plotësohet kërkesat e tyre do të detyrohen ta lëshojën Kosovë, duke thënë “le të vijën të Bangladeshit të punojnë këtu”.

“Jemi dalë me protestuar për drejtat tona, për paga më të mira, përndryshe do e lëshojmë Kosovën dhe le të vinë prej Bagladeshit të punojnë”, tha Elshani.

Sakibe Hoti, nga Sindikata në Gjakova, tha se po keqpërdoren nga Qeveria. Edhe ajo kërkoi që të jenë të barabartë me të gjithë ose do ta lëshojnë Kosovën.

“Na sot jemi qu për të drejtat tona, se të drejta nuk i kemi të barabarta, nga qeveria po na keqpërdorin. Ju lutemi që ose të jemi të barabartë ose do të ikim të gjithë”.

“Ju lutem ministrisë së Shëndetësi që të na përkrah përndryshe do la lëshojmë të gjithë e do të ikim nga vendi”, tha ajo.

Letafete Ratisa, punëtore e spitalit të Gjakovës, tha se sot kanë dalur për të kërkuar pagë më të lartë.

“Sot jemi dal për pagat tona, për të drejtat tona. Kemi qenë në grevë tre javë ditë, pak na janë plotësuar. Prapë do të dalim në greva”, tha ajo për EO.

Fatmire Gjatolli, punëtore në Qendrën e Studenteve, tha se me rrogën që e kanë nuk mund të ja dalin as dy javë, ajo theksoi se nëse nuk ndërmerren hap janë të detyruar që ta lëshojnë edhe vendin.

“Nuk jemi të kënaqur me këtë pagë, me këtë pagë as dy javë nuk të dalin. Punoj që 30 vjet kam qenë me kontrata të përgjithshme, na kanë privatizuar pa dijeninë tonë. Nuk di qysh do të ja dalim, dikush roga të larta, dikush të ulëta. Nuk shkon kështu. Do të marrim hapa, nuk do të punojmë më. Ka ardhur punë që ta lëshojmë punën dhe ta lëshojmë vendin krejt” tha ajo.

Të ngjashme