Shumë dikastere të rëndësishëm në kuadër të Qeverisë së Kosovës janë duke funksionuar me ushtrues detyre prej kohësh. Një nga ta është edhe institucioni i Thesarit të Shtetit, që ka qenë me ushtrues detyre. Pasi kjo pozitë kishte mbetur vakante, Ministria e Financave s’ka arritur që të ekzekutojë pagat për mësuesit e shërbyesit civil.
Avokati kosovar, Faton Fetahu, i cili ka ndihmuar edhe Partinë Demokratike të Kosovës në disa raste në Gjykatën Kushtetuese ka dhënë një zgjidhje për këtë ngërç institucional.
Fetahu ka thënë se duhet të mbahet një mbledhje urgjente e Qeverisë së Kosovës për të marrë vendim për transferimin e përkohshëm të një zyrtari të nivelit të lartë drejtues në pozitën e Drejtorit të Thesarit.
Pas kësaj, Ushtruesi i Detyrës së Thesarit duhet të ushtrojë efektivisht detyrën dhe të sigurojë në afatin sa më të shpejt kohor ekzekutimin e pagave në sektorin publik dhe të gjitha pagesat që dervijonë nga ushtrimi i veprimtarive publike e shtetërore.
Si pikë të tretë për dalje nga kriza, Fetahu shkruan se Qeveria dhe ministritë përkatëse zëvendësojnë pozitat e mbetura vakante me zyrtarë të transferuar përkohësisht dhe më pas sigurohen që pozitat e zyrtarëve ku janë realizuar trasnferet përkohëshisht më pas plotësohen në pajtim me ligjet në fuqi.