Greva e punëtorëve të Trafikut Ubran është shtyrë për fillimin e muajt prill.
Punëtorët kanë thënë se këtë vendim e kanë marrë që të mos i lënë qytetarët pa mundësinë e udhëtimit me transport publik, njofton Klan Kosova.
Kjo megjithë faktin që edhe të mërkurën autobusët janë furnizuar me karburante nga paratë e mbetura të kompanisë, pasi ende nuk i ëshët zhbllokuar xhirollogaria.
Me këtë rast punëtorët kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për lirimin e mjeteve financiare, pasi në të kundërtën qytetarët nuk do të mund të udhëtojnë me Trafikun Urban.
Bordi i kësaj ndërmarrje ka bllokuar xhirollogarinë e kësaj ndërmarrje sepse nuk e njeh për drejtor të ndërmarrjes Halit Mustafën, duke theksuar se bordi në këtë pozitë ka zgjedhur Hafir Hamitin.