Pas shiut të madh që ra në Prishtinë, sheshet në kryeqytet ishin bërë të pakalueshme.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka postuar disa fotografi në faqen e tij në Facebook, ku shihen punëtorët duke pastruar.
“Pastrohen sheshet nga mbeturinat pas shiut. Falenderojmë punëtorët e pandalshëm për reagimin e shpejtë”, ka shkruar Ahmeti.
Mediet kanë raportuar se kreu i Prishtinës ndodhet në Milano, për të shijuar nga stadiumi ndeshjen Milano-Shkëndija.
Më herët, Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, organizoi një aktivitet simbolik në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ata “peshkuan” në amfiteatrin i cili pas shiut ishte mbushur me ujë. Sipas PDK-së, qytetarët po i vuajnë pasojat e mospunës dhe mosdijes së Shpend Ahmetit.